Koalicionet paszgjedhore – A po lëshon pe LVV-ja për formimin e Qeverisë?

Koalicionet paszgjedhore – A po lëshon pe LVV-ja për formimin e Qeverisë?

Lëvizja Vetëvendosje duhet se ka hequr dorë nga qëndrimi se nuk do të bëjë koalicion me partitë opozitare, të cilat vazhdimisht i ka quajtur “klub i stervjetruar politik” e se fundi edhe “hajvan”.

Brenda një dite dy kandidatë për deputetë nga lista e VV-së kanë bërë me dije se në partin e kryeministrit Albin Kurti ka gatishmëri për të bërë koalicion paszgjedhor. Ndonëse vetë Kurti dje nuk e ka komentuar një gjë të tillë, Mimoza Kusari-Lila dhe Faton Peci janë treguar fleksibil në këtë çështje.

Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë me dije se në VV dhe te kryeministri Kurti nuk sheh mungesë të vullnetit për të pasur partnerë koalicionin.

Në emisionin ‘Blic Intervieë’ te Astrit Gashi, ai ka thënë se kjo parti nuk ka vullnet për koalicion vetëm me Listën Serbe.

“Nuk mendoj që në VV dhe tek kryeministri Kurti, ka mungesë vullneti që të ketë partneritete dhe koalicione. Ne kemi shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Distanca prej partisë së parë tek e dyta është më e madhe se sa përqindje e partisë së dytë që ka dalur nga votat e qytetarëve. Për momentin nuk kemi as një gatishmëri dhe as vullnet që të kemi një bashkëpunim me Listën Serbe. Ekziston një ministër dhe një parti politike, e cila e njeh Republikën e Kosovës, i cili është lojal ndaj Republikës së Kosovës, i cili e ka fituar një mandat, ai është Nenad Rashiq dhe partia e tij. Vota e tij, numri i deputetëve tanë që për momentin është 48-të, tregon se kemi nevojën e partneriteve pas çertifikimit të rezultateve finale. Cila janë opsionet, do të shihet vetëm atëherë, kur do të finalizohet zyrtarisht procesi.”, ka thënë Peci.

Madje, ai ka bërë me dije se qeverinë e re nuk mund ta paramendo pa VV-në.

“Nuk mund të imagjinohet në asnjë mënyrë një qeveri e re pa prezencën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo për shkak se si subjekt politik dhe si kanidat për kryeministër, kjo forcë politike ka besimin më të madh të qytetarëve. Përgjegjësia bie mbi ne si fitues të zgjedhjeve, na duhet stabilitet dhe një qeveri efektive”, është shprehur Peci.

Edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka fitues sërish mandatin e deputetes me partine në pushtet, është e treguar e hapur për koalicione.

Ajo ka thënë se vetëm VV-ja nuk e bën qeverinë me çdo çmim.

Në intervistë për “Ditarin Kosova” në A2 CNN, ajo ka deklaruar se partia në pushtet nuk hynë në koalicione joparimore.

“Kjo na lë me shqyrtimin e mundësive në vazhdimësi të arritjes së 61 votave por jo me çdo kusht dhe jo me çdo çmim të koalicooneve joaprimore apo të pazareve të cilat mund të kenë një synim për aktualizim të partive të tjera por jo për arritje të suksesshme të programit qeverisës”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka vlerësuar se LVV-ja po e pret certifikimin e rezultateve dhe më pas do të qartësojnë rrugën që do të ndjekin.

Ajo është pyetur edhe për gatishmërinë e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj për të bashkëpunuar për formimin e qeverisë së re.

“Besoj që është një çështje e diskutimit të mëtutjeshëm por nuk diskutohet vetëm dëshira ose gatishëmria, do të diskutohen çështjet më përmabjtësore, ne nga përvojat e deritashme në 4 vjeçarin përkundër që kemi qenë 3 subjekte të ndryshme brenda një liste dhe një grupi parlamentar asnjëherë nuk ka ndodhur diskutime mbi pazaret politike, mbi hapësirën në qeverisjen në kuptimin e forcës që i takon një parti ose tjetrës, kemi qenë të gjithë të foksuuar në program, edhe kjo mbetet prap orientimi ynë në bazë të parimeve dhe të programit që janë të parapara pa kërkesa ose pa insistime të cilat do të nënkuptonin pazare të nivelit tjetër”, është shprehur Kusari-Lila.

Ndërsa, kryeministrin Albin Kurti dej nuk ka dashur të flasë për kohen e formimit të qeverisë se re.

Derisa është larguar nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 45-të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, ai është pyetur nga gazetarët për një gjë të tillë.

Por, përgjigja e kryeministrit ka qenë tejet e shkurtër.

“Një herë certifikimi i rezultateve”, ka thënë Kurti.

Share This