Knowles zyrarisht i bashkohet Sigal Prishtinës, debuton ndaj Vëllaznimit

Knowles zyrarisht i bashkohet Sigal Prishtinës, debuton ndaj Vëllaznimit

Basketbollisti Zane Knowles tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Sigal Prishtinës.

Klubi prishtinas përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me basketbollistin nga Bahamet, i cili është i gjatë 208 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.

Knowles do të vesh fanellën e klubit më të madh në vendin tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Sipas njoftimit të Sigal Prishtinës, Knowles i është bashkuar kryeqyteasve dhe do të debutojë këtë vikend në ndeshjen kampionale kundër Vëllaznimit në Gjakovë.

Knowles në edicionin e fundit, ka luajtur në Bullgari te skuadra CSKA Sofia dhe ka pasur një mesatare prej 14 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje, derisa lojtari ka bërë karrierë edhe në Turqi, Hungari, Greqi dhe Francë.

Share This