
Knicks nuk dorëzohen, mundin Indianën në takimin e pestë
Skuadra e Knicks ka mundur Indianën në “Madison Square Garden” me rezultat 111-94.
Falë këtij suksesi ekipi i Nju Jorkut ka detyruar Pacers që të kërkojnë biletën në finalet e mëdha nesër mbrëma në Indianapolis.
Sa i përket takimit miqtë u “tradhëtuan” nga Haliburton, i cili shënoi vetëm 8 pikë duke mos mundur kurrë që të futej në lojë.
Nga ana tjetër ylli i Nju Jorkut, Brunson, respektoi pritshmëritë duke shënuar 32 pikë. Kontribut në këtë fitore dha edhe Carl-Entoni Tauns me 24 pikë dhe 13 topa në tabelë.