Klubi rumun prezanton Albin Berishën

Klubi rumun prezanton Albin Berishën

Klubi i njohur rumun, Petrolul Ploiesti ka prezantuar transferimin e sulmuesit kosovar Albin Berisha.

Berisha i bashkohet skuadrës rumune nga FC Ballkani. Sulmuesi kosovar tashmë ka firmosur kontratën dhe është prezantuar si lojtar i ri i Petrolul Ploiesti.

Klubi rumun përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit kosovar.

“Mirë se erdhe Albin Berisha! FC Petrolul Ploiesti ka arritur marrëveshje me FC Ballkani për transferimin e kosovarit Albin Berisha!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun.

Ndërkohë, edhe kampioni në fuqi i Kosovës, ka njoftuar për transferimin e yllit të tyre tek skuadra rumune, Petrolul Ploiesti.

“Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë. Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese. FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja”, thuhet në postimin e skuadrës nga Suhareka.

Share This