Klubi madh belg e kërkon sulmuesin e Arsenalit

Klubi madh belg e kërkon sulmuesin e Arsenalit

Klubi belg, Anderlecht raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Amario Cozier-Duberry.

Kontrata e të riut me londinezët përfundon në fund të këtij sezoni, dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë larg “Emiratës”.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se Arsenali po përpiqet të negociojë zgjatjen e kontratës me Cozier-Duberry, por deri më tani nuk asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Belgët e Anderlechtit thuhet se do t’ia ofrojnë vendin e titullarit lojtarit në sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, 18-vjeçari kërkohet edhe nga Newcastle dhe Wolves.

Share This