Klubi i njohur italian pas Brojës
E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja mund të jetë Italia.
Reprezentuesi shqiptar i Chelsea-s, tashmë është kthyer nga lëndimi i pësuar ditë më parë.
Sipas medieve italiane, Torino është e interesuar për Brojën.
Klubi italian thuhet se do të tentojë të shesë Nemanja Radonjiq në afatin kalimtar të janarit, pasi ai ka pasur përplasje me trajnerin. Ndërsa synim i torinezëve është sulmuesi shqiptar.
Krerët e Torinos, siç raportohet, do të provojnë që yllin shqiptar ta sjellin në skuadër gjatë këtij dimri.