Klubi i njohur francez e do Dakun, gati 7 milionë euro

Klubi i njohur francez e do Dakun, gati 7 milionë euro

Me të vërtetë ia ka shumëfishuar vlerën vetes. Ofertat prej miliona eurosh po vijnë radhazi për Mirlind Dakun, edhe pse klubi i tij rus, Rubin, nuk pranon se ka pasur kontakte zyrtare.

Gjithsesi, mediat në Moskë dhe Kazan, shkruajnë për një “trokitje” të dytë në derën e Rubinit, këtë herë nga Lens i Francës.

Klubi i elitës franceze ka ofruar 7 milionë euro për kartonin e Dakut, por kjo është hedhur poshtë. Të njëjtin fat, gjithnjë sipas mediave të kryeqytetit, pati oferta e Lokomotivës moskovite prej 8 milionë eurosh.

Klubi, që zotëron kartonin e sulmuesit kuqezi, pretendon të paktën 12 milionë, ndonëse Mirlindi siç e thamë e ka shumëfishuar vlerën e tij sportive.

Të mos harrojmë se Rubini e mori për 1.2 milionë euro nga Osijeku kroat. Ndërkaq, ka nisur një luftë e ftohtë mes yllit të kombëtares shqiptare dhe drejtuesve, siç ndodh gjithmonë në raste të tilla.

Lajmet nga Rusia janë që Daku refuzon të rinovojë kontratën, e cila skadon në 2026, pra Rubini do të ketë rast të përfitojë diçka prej tij deri në verë.

Sipas mediave, për shërbimet e tij janë interesuar edhe Parma e Kaljari në Itali, Al Kasija në Arabinë Saudite, apo edhe klube në Gjermani. Këtë sezon, sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 9 gola e shërbyer 5 asistë në 19 ndeshje të Premier Ligës ruse.

Share This