Klubi i njohur anglez sërish pas sulmuesit të PSG-së
Klubi anglez, Everton raportohet se sërish do të provojë transferimin e sulmuesit të PSG-së, Hugo Ekitike.
I riu i kampionëve në fuqi të Francës, edhe në afatin kalimtar të verës që lamë prapa, ishte i lidhur me transferimi tek klubi anglez.
Në fakt, PSG dhe Everton kishin arritur marrëveshje për transferimin e Eiktike në muajin gusht, por lojtari hezitoi të transferohej në ishull.
Sipas medieve britanike, Evertoni është duke u përgatitur që në afatin kalimtar të janarit ta blejë sulmuesin e PSG-së.
Lojtari thuhet se tashmë është i gatshëm të transferohet në skuadrën angleze, pasi ai është jashtë planeve të trajnerit Luis Enrique.
Por, siç raportohet, tashmë edhe PSG është e gatshme ta shesin sulmuesin e tyre kur të hapet afati kalimtar i dimrit.