Klubi i Madridit ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester Cityt, “nxehet” merkato
Atletico Madrid ka një ëndërr të madhe për sulmin e tij. Bëhet fjalë për lojtarin e Manchester City, Julian Alvarez, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Los Colchonoers, Simeone.
Sipas asaj që raporton TyC Sports, klubi madrilen në orët e fundit i kanë paraqitur një ofertë zyrtare kampionëve të Anglisë. Vendimtare do jetë dëshira e Alvarez, i cili ende nuk e ka thënë fjalën e tij.
24-vjeçari realizoi 11 gola në sezonin e kaluar në kampionat dhe dhuroi 9 asiste por është i pakënaqur në Manchester, për shkak se Haaland e ka eklipsuar prej kohësh atë në pozicionin e sulmit. Merkato e gushtit pritet të jetë…zjarr, shkruan BalkanWeb.