Klubi i madh arab e kërkon kapiteni i Cityt
Klubi arab, Al-Ahli raportohet se po përgatitet që të nis fushatën për transferimin e kapitenit të Manchester Cityt, Kyle Walker.
‘The Sun’ të dielën shkruan se City do të ishte i gatshëm ta shesë mbrojtësin për 20 milionë funte, raporton RTKlive.
34-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë me kampionët në fuqi të Anglisë, por mbrojtësi anglez thuhet se qysh në afatin kalimtar të janarit mund të ikën nga ‘Etihad Stadium’.
Arabët e Al-Ahli siç raportohet, tashmë janë duke përgatitur një superofertë për lojtarin.
Walker duket se do të jetë lojtari i radhës që do të bëhet pjesë futbollit në Arabinë Saudite.