Klubi i madh anglez në sulm për mesfushorin kuqezi
Pak ditë më parë Kristjan Asllani festoi titullin e tij të parë kampion në Itali me fanellën e Interit.
Mesfushori shqiptar ka spikatur në fushën e blertë sa herë që i është dhënë mundësia dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Sipas mediave angleze, Aston Villa, që këtë sezon arriti të sigurojë një biletë në Champions League, synon që të përforcojë skuadrën sezonin e ardhshëm, dhe një nga të preferuarit e trajnerit Emery është mesfushori shqiptar.
Anglezët synojnë që të bëjnë pazar tek Interi dhe janë të gatshëm të ofrojnë 55 milionë euro për dyshen Kristjan Asllani dhe Denzel Dumfries.