Klubi i madh anglez në sulm për Fati-n
Premier League, një nga ligat më të fortë në planet mund të jetë destinacioni i ardhshëm i yllit të Barcelonës, Ansu Fati.
Klubi anglez, Tottenham sipas medieve britanike, ka nisur negociatat me Barcelonën për Fati-n.
“Spurs” synojnë të marrin sulmuesin spanjoll në formë huazimi deri në verën e vitit 2024.
Ndërkaq, katalonasit thuhet se kërkojnë të mbulohet 100 përqind paga e lojtarit.
Krahas Tottenhamit, siç raportohet, Fati është futur edhe në ‘radarin’ e Chelsea-s një tjetër klub i madh anglez.