Klubet arabe pas yjeve të Premier League-s

Klubet arabe pas yjeve të Premier League-s

Yjet e Premier League-s raportohet se mund të marrin oferta joshëse në afatin kalimtar të janarit.

Sipas medieve britanike, liga arabe vazhdon përpjekjet për të transferuar lojtarët më të mirë në skuadrat e tyre.

Jadon Sancho i Manchester United dhe sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison, thuhet se janë dyshja që po kërkohet nga klubet arabe.

Duke pasur parasysh se lojtarët si Son Heung-min dhe Mohamed Salah janë jashtë mundësive për t’u transferuar në Arabinë Saudite, Sancho dhe Richarlison siç raportohet, janë dy objektivat kryesore nga klube arabe për tregun e dimrit që po vjen.

Kjo dyshe duket se shumë shpejtë do të ndjek rrugën e disa top-lojtarëve evropian që tashmë po luajnë në Arabinë Saudite.

Share This