Klubet arabe interesohen për Eriksenin

Klubet arabe interesohen për Eriksenin

Mesfushori i Manchester Unitedit Christian Eriksen pëlqehet shumë në Arabinë Saudite.

Danezi është në sezonin e dytë me “Djajtë e Kuq”, por këtë sezon ka vuajtur nga lëndimet.

Eksperti i transferimeve Ekrem Konur raporton se klubet arabe kanë kontaktuar Eriksenin për transferimin gjatë janarit.

Edhe Man United do të ishte i hapur për ta shitur në rast që ofrohen 20 milionë euro.

Kontrata aktuale e danezit skadon më 2025.

Share This