Klube të shumta në garë për amerikanin e Borussia Monchengladbach
Gjithnjë e më shumë po rritet interesimi nga klube të ndryshme evropiane për amerikanin e Borussia Monchengladbach, Joe Scally.
Sipas medieve të huaja, reprezentuesi amerikan po tërheq interesimin nga klube të mëdha të Serie A dhe Premier League-s.
Gjiganti italian AC Milan është një nga klubet që është futur fuqishëm për 21-vjeçarin, i cili po shfaq performancë të lartë të këtë sezon të garave me skuadrën gjermane.
Ndërkohë, në Angli thuhet se Newcastle, Fulham dhe AFC Bournemouth janë klubet që po garojnë për ta blerë Scally.
Megjithatë, siç raportohet, Scally nuk e ka ndërmend të largohet nga Gladbach në mes të sezonit, por largimi i tij nga Monchengladbach mund të ndodh verën që vjen.
Lojtari me Gladbach ka kontratë deri në verën e vitit 2027, por, duket se Scally qysh në afatin kalimtar të verës që vjen do të bëhet me klub të ri.