Klos Vokshi i pafat në “Gangwon 2024”

Klos Vokshi i pafat në “Gangwon 2024”

Skitari i Kosovës Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj “Gangwon 2024”.

Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve. Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.

Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila u rendit e 31-ta.

Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.

Share This