Klopp: Vështirë të konkurrosh me Chelsean dhe vendet arabe
Afati kalimtar i verës ka qenë i nxehtë, teksa të shumtë ishin lojtarët që kanë lënë Evropën për të kaluar në kampionatin arab, që në këtë merkato ka investuar jashtëzakonisht shumë.
Kjo ka shqetësuar jo pak trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili në një intervistë është shprehur se investime të tilla po shkatërrojnë futbollin.
Ai ka shtuar se është e pamundur të rivalizosh në merkato me klube si Chelsea apo edhe arabët që po investojnë pafund.
“Është problem kur ka shumë para pasi sot është e vështirë të konkurrosh me Chelsean dhe vendet arabe. Arsyet për këtë, i dimë të gjithë. Disa klube e menaxhojnë fushatën e tyre të transferimit ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe askush nuk e kupton 100% se si funksionon. Është shumë e vështirë për ne, si një klub normal. Ajo që po bëjnë, është në rregull. Unë nuk gjykoj askënd, por merkatoja jonë mbyllet pas pak ditësh dhe në Arabi mbyllet pas tri javësh. Kjo do të jetë një tjetër vështirësi për ne”, ka thënë Klopp.