Klopp: Salah 100 përqind qëndron në Liverpool
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i bindur se ylli i skuadrës së tij, Mohamed Salah nuk do të largohet nga “Anfield”.
Asi egjiptian është i lidhur me transferimin në Arabinë Saudite, ku Al-Ittihad thuhet se ka bërë gati një super-ofertë për Salah.
Megjithatë, Klopp në konferencën për medie në prag të ndeshjes me Newcastle, ka hedhur poshtë çdo mundësi për largimin e Salah.
“Është e vështirë të flasësh me mediet për një histori që nuk ka asgjë për t’u thënë, të paktën nga këndvështrimi im”, ka thënë Klopp.
“Momo është një lojtar i Liverpoolit. Ai është thelbësor për ne dhe nuk kam asgjë për të thënë më shumë. Edhe nëse ka një kërkesë nga Arabia Saudite, përgjigja jonë do të ishte ‘Jo’. Ai mbetet këtu 100%”, ka theksuar strategu gjerman.