Klopp jep detaje mbi lëndimin e Alexander-Arnoldit
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka konfirmuar se mbrojtësi Trent Alexander-Arnold pas lëndimit që pësoi në fitoren ndaj Aston Villas.
24-vjeçari u zëvendësua në minutën e 71-të shkaku që kishte një shqetësim në fushë.
Pas fitores ndaj Villas, Klopp dha detaje për lëndimin e anglezit duke treguar se duhet ta bëjë një skanim.
“Jam i interesuar gjithashtu, nuk e dimë saktësisht. Është një lëndim jo shumë serioz, sipas tij. Duhet të presim për skanimin”.
Ndërkohë, sa i përket fitores Klopp deklaroi se ishte një top paraqitje nga skuadra.
“Loja ishte shumë e mirë. Nuk mund ta respektoja Aston Villan dhe Unai Emery për çfarë janë duke bërë, është shumë vështirë të luash ndaj tyre dhe e realizojmë këtë në ndeshjet që bëjmë”.
“Sot ishim shumë të fortë dhe një shenjë e rëndësishme që mund t’i bëjmë gjërat mirë”.
“Pashë një top paraqitje, dëshirë për të qenë shumë të rëndësishëm dhe organizim në mbrojtje. Kishim më shumë kundëraksione se në çdo ndeshje shkaku i mënyrës si u mbrojtëm”.