Klopp jep alarmin: Arabia po na shkatërron
Liverpool do ta humbasë sulmuesin kryesor Mohamed Salah. Sinjalin më të rëndësishëm e jep trajneri Jurgen Klopp që e pranon se askush nuk po bën asgjë për të bllokuar milionat e Arabisë Saudite pasi në orët e fundit Al – Ittihad nuk e është kursyer për të finalizuar transferimin e rekordeve.
“Java e ardhshme do të tregojë më shumë por kjo është një sfidë për ne. Askush nuk po reagon. UEFA apo institucione të tjera duhet të lëvizin sepse ne duhet ta mbrojmë këtë lojë. Duhet të sigurohemi që futbolli europian të vazhdojë të jetë i fortë”, deklaron trajneri gjerman që thekson se ky është një kërcënim për futbollin e kontinentit tonë.
Al-Ittihad ku aktualisht luan edhe Karim Benzema, është gati të paguajë 200 milionë pound ose rreth 240 milionë euro për ta shkëputur egjiptanin nga Liverpool.
Pasi u refuzuan 170 milionë, por ditën e djeshme klubi arab e ngriti deri në 200 milionë por Al-Ittihad nuk dorëzohet dhe ka gati 40 milionë më shumë për ta finalizuar këtë transferim nga i cili vetë Salah do të arkëtojë 500 milionë në 5 sezone dhe një pjesë të aksioneve të klubit.