Klopp i frikësohet Atalantës: Nuk jemi favoritë

Klopp i frikësohet Atalantës: Nuk jemi favoritë

Përpara raundit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, Jurgen Klopp foli për pengesën Atalanta dhe objektivat e Liverpoolit në turne.

“Liga e Evropës nuk është një çështje personale për mua. Ne humbëm kundër fituesit të kompeticionit (Sevilla), por ishte fillimi i shumë gjërave të tjera – shpjegoi trajneri i Reds -. Që nga momenti që pamë mundësinë për të hyrë në Ligën e Evropës, ne dëshpërimisht donim ta bënim atë. Dhe duke qenë se jemi Liverpool, duam ta fitojmë kompeticionin”.

“Gasperini është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në Bergamo – shtoi ai -. Shumë na konsiderojnë si favorit, por nuk mendoj se është kështu, ne e dimë se ata janë një ekip shumë i organizuar dhe se mund të jenë shumë të bezdisshëm, por mund të jemi edhe ne. Kam studiuar shumë Atalantën dhe trajnerin e saj, të cilin e vlerësoj shumë”.

Share This