Klopp bën “humor” me stafin e trajnerëve të Newcastle
Kur Jurgen Klopp u pyet për rregullin e ri të Premier Ligën për zonat e stafeve teknike, Jurgen Klopp shpotit rivalët e tij për top katër, Newcastle.
I pyetur për rregulloren e re të Premier Ligës – e cila lejon vetëm trajnerët të ecin në zonën teknike në çdo kohë – Klopp është përgjigjur: Mendoj se do të jetë problem vetëm për një skuadër: Newcastle. Me vjen keq për ta”, tha ai.
Trajneri i Liverpoolit kështu vuri në dukje një fakt që lidhet me asistentin e trajnerit të Newcastle, Jason Tindall që ishte bërë viral disa herë sezonin e kaluar kur vinte në qendër të vëmendjes duke shkuar gjithmonë i pari për t’ia dhënë duarën trajnerëve rivalë, para trajnerit Eddie Howe.
Prania e madhe e Tindall në zonën teknike zgjati gjatë tërë sezonit të Newcastle dhe është e vërtetë që ai është njëri prej asistentëve më të zeshëm të trajnerëve në Premier Ligë. Megjithatë, gjatë këtij sezoni ai do të detyrohet që të rrijë ulur; Klopp bëri humor me atë se kjo rregull do të ndikojë tek Newcastle por do të jetë interesant të shohim se si do të ndryshojë situata në zonën teknike të Magpies javëve në vazhdim.
Komentet e Klopp erdhën pas ndeshjes së parë të Reds kundër Chelsea, me të dy skuadrat që patën paraqitje të mirë pavarësisht barazimit 1-1. Blerja e re e Bluve, Axel Disasi shënoi në debutim gjë që tregon se pse Mauricio Pochettino e kërkoi mbrojtësin këtë verë për ta blerë nga Monaco, shkruan Express.
Sfida e radhës për Klopp do të jetë përgatitja e skuadrës së tij për ndeshjen e dytë kundër skuadrës së Andoni Iraola, Bournemouth të shtunën e ardhshme.
Reds shpresojnë që deri në këtë ndeshje të zgjidhin edhe problemet që kanë me mesfushorë defansive – që për momentin favorit për ta zënë këtë vend është mesfushori i PSV-së, Ibrahim Sangare.