
Klinaku, Kurtit: Kur je duke humbur dhe s’e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidaten e tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Klinaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tërthorazi ka kërkuar që LV-ja ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.
“Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin”, ka shkruar Klinaku.
Sot ishte seanca e 20-të ku Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar që në krye të Kuvendit ta zgjedhë Albulena Haxhiu.