Klestori, djali i Kadri Veselit i bashkohet Bedri Hamzës në tubimin në Mitrovicë
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka pasur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku është edhe kryetar i saj.
Në këtë takim atij i është bashkuar edhe djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestori.
Hamza në fjalën e tij tha se “Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri”.
Ai tha se bashkuan që Mitrovicën t’ia rikthejnë qytetarëve dhe t’ia rikthejnë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve.
“E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën!”, ka pohuar Hamza.