Klauzolë e veçantë për Bernardo Silvën
Kërkohet nga Bercelona dhe PSG-ja, por asi portugez Bernardo Silvën raportohet se do të rinovojë kontratën me Manchester City-n të paktën edhe për një sezon.
Sipas “El Chiringuito”, Silva do të rinovojë me kampionët në fuqi të Premier League-s.
Megjithatë, reprezentuesi i Portugalisë më shumë gjasë, verën që vjen do të ikën nga ‘Etihad Stadium’.
Silva siç raportohet, do të ketë klauzolë të veçantë largimi për 50 milionë euro në verën e vitit 2024.
Portugezi është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Pep Guardiolës, skuadër kjo që mbrëmë fitojë Superkupën, derisa të besuarit e strategut spanjoll sezonin e kaluar fituan tripletën.