Klauzola e çuditshme, Chelsea fiton para nga mos aktivizimi i Brojës

Klauzola e çuditshme, Chelsea fiton para nga mos aktivizimi i Brojës

Sipas “Daily Mail” marrëveshja mes Chelseat dhe Fulhamit për huazimin e Armando Brojës ka diçka të pazakontë.

Shqiptari nuk po aktivizohet në “Craven Cottage” dhe ky fakt pritet që të mbush arkat e klubit të Chelseas me plot 4 milionë stërlina.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve Fulham nuk do t’i paguante Chelsea-s asnjë shumë nëse Broja do të aktivizohej në më shumë se 60% të ndeshjeve. Kur klubet gjetën akordin Fulham kishte ende në program 16 takime.

Nëse Fulahm nuk aktivizon Brojën qoftë edhe për një ndeshje nga tani e tutje atëherë klubit në fjalë i duhet që t’i paguajë Chelsea-s plot 4 milionë stërlina.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea bëri këtë marrëveshje me shpresën se Broja do të kishte impakt pozitiv në klubin e Fulhamit dhe do të bindte drejtuesit e skuadrës që ta blinin në verë.

Por realiteti është ndryshe dhe me këtë marrëveshje Chelsea duket se ka dashur që të vendosë një klauzolë, e cila ngjan më shumë si një “dëmshpërblim” për kohën e humbur.

Share This