“Kjo Qeveri bëri një ambasador të përçojë një porosi që nuk i dërgohet askujt”
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se i vjen keq që ‘kjo qeverisje eksperimentale e ka sjellë në atë stad një ambasador, një shërbyes të sistemit të diplomacisë amerikane në një situata që të përçon një porosi që nuk i dërgohet askujt e lerë më një vendi mik’.
Tutje, ai thotë se ‘porosia është shumë e qartë, o burra o gra të këtij vendi, a kupton se aty ku ja keni mësyrë që të anëtarësoheni nuk mund të anëtarësoheni ku çdo ditë, çdo jave, çdo muaj, çdo vit i befasoni për të keq. Kur ju nuk kemi as një strategji bashkëpunuese për të pasur një vizion, për të treguar se qysh behet Kosova në BE e NATO e qysh hiqen sanksionet. Porosi më të qartë nuk di qysh mund te këtë”.
“Procesi i dialogut për këto vite ka qenë një proces eksperimental pa një vizion se ku dëshiron të dal Kosova, çfarë do të përfitojnë qytetarët e Kosovës. Diskursi i qeverisë jo veç se ka qenë i çuditshëm, por ka qenë në dëm të Kosovës, fillimisht duke folur sa e mirë është marrëveshja e Brukselit, pastaj duke u dakorduar për marrëveshjen e Ohrit. Pastaj duke kritikuar lehtësuesin dhe gjithë ata që janë marr me dialog. Cila është alternativa e dialogut që ky vend dhe ky shtet duhet ta bëjë për të hyrë në BE dhe NATO?. Nëse nuk ka pse nuk përgatitet ky dialog në formën më të morë të mundshme. Vetëm një takimi i Kurtit ka qenë takim që ka qenë i përgatitur, të gjitha tjerat kanë qenë takime për të bërë një fotografim, për të përçuar një mesazh elektoral dhe jo për t’i bërë një shërbim Kosovës dhe vendit”, u shpreh ai.