Kjo është fabrika e braktisur në cilën u fsheh Faton Hajrizi

Kjo është fabrika e braktisur në cilën u fsheh Faton Hajrizi

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka thënë dje pasdite se policia serbe e ka vrarë shtetasin kosovar, Faton Hajrizi. Sipas tij, Hajrizi u vra pasi që paraprakisht një banor i Lloznicës e kishte identifikuar.

Hajrizi dyshohet se vrau policin serb Nikolla Krsmanoviq dhe më pas u fsheh në objektin e braktisur të fabrikës Viskoza, shkruan Ballkani.info.

Mediat serbe e kanë vizituar këtë objekt.

Daçiq po ashtu tha dje se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të Fatonit, Artanit, pasi që sipas tij e ka ndihmuar Fatonit dhe i ka mashtruar autoritetet.

Share This