“Kisha shumë emocione”, Ilir Krasniqi flet pas debutimit me fanellën “Dardane”: Jemi gjithmonë gati!
Mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi luajti për herë të parë si titullar me fanellën e Kosovës dhe bëri mjaft mirë në mbrojtjen me tre të trajnerit Gliha, duke dhënë kontributin e tij në suksesin 1-0 ndaj Izraelit.
Pas ndeshjes mbrojtësi 23-vjeçar nuk i fshehu emocionet e debutimit si titullar, teksa theksoi se është gjithmonë gati të nderojë fanellën e Kosovës.
“Kam pasur shumë emocione në fillim, pasi ishte ndeshja e parë nga fillimi, por me kalimin e minutave u harrua çdo gjë dhe isha i përqendruar të bëja sa më mirë.”
“Fusha ishte pak e rënduar dhe pas golit në pjesën e parë, menduam të qëndrojmë disi më mbrapa dhe të provojmë me kundërsulm.”
“Ne jemi gjithmonë gati kur na thërret Kosova. Do të bëj gjithmonë maksimumin, sa herë që të më jepet mundësia të luaj.”