Kili i fortë për Shqipërinë
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Kili, me rezultat 0-3, të enjten në Parma të Italisë, në një ndeshje miqësore.
Kuqezinjtë ndonëse të përkrahur fuqishëm nga tifozët e shumtë shqiptare, nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv në duel me Kilin.
Vargas (20’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kilin në epërsi prej 0-1. Me avantazhin e Kilit, u mbyll pjesëloja e parë.
Futbollistët e Shqipërisë në fraksionin e dytë e kërkuan vazhdimisht golin e barazimit, megjithatë, tentimet e kuqezinjve ishin të kota pasi assesi nuk ia dolën të thyen mbrojtjen e kilianëve.
Bolados (84’), dyfishoi epërsinë e Kilit, derisa Davila (90’), i dha goditjen e tretë të besuarve të Sylvinhos, rezultat më të cili edhe u mbyll kjo sfidë interesante.