KFOR për urën e Ibrit: Veprimet e njëanshme mund të krijojnë tensione

KFOR për urën e Ibrit: Veprimet e njëanshme mund të krijojnë tensione

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ripohon përkushtimin e tij të palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, nën mandatin e tij.

Përmes një komunikatë për media, KFOR rithekson se është i pranishëm në tërë territorin e vendit dhe paralajmëron se komandanti nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të zhvillimeve në aspektin e sigurisë.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në komunikatë.

Mes tjerash KFOR-i informon për praninë në urën e Ibrit duke thënë se çdo vendin lidhur me këtë urë duhet të mërret përmes dialogut.

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, deklaron KFOR-i, raporton rtk.

Në komunikatë mes tjerash theksohet se KFOR do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me të gjithë homologët, përfshirë Policinë e Kosovës EULEX-in.

“KFOR-i ka burime të mira dhe është i pozicionuar mirë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja”, përfundon komunikata e misionit paqëruajtës.

Share This