KFOR: Kryejmë rregullisht patrullime përgjatë vijës kufitare
KFOR-i ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, fotografi të ushtarëve italianë, duke patrulluar përgjatë vijës kufitare.
KFOR thekson se ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryejnë rregullisht patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR’it, raporton rtk.
KFOR-i rithekson se vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.