
KFOR-i has në municion e uniforma në një mulli në veri, policia i konfiskon
KFOR-i amerikan ka hasur në municion dhe uniforma në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
“Më datën 07.03.2025 rreth orës 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar nga KFOR-i amerikan se në fshatin Banjskë, në një mulli te vjetër (të braktisur) kishin hasur në mjete të dyshimta. Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në lidhje me këtë rast ku më pas kanë konfiskuar mjetet e dyshimta si në vijim: Uniforma ushtarake, 3 gjoksore për mbajtje te armatimit, 1 palë pantallona, 3 jakne, 1 maicë, 3 granata dore, 3 karikator te zbrazet te armës së gjatë, 2 shok bomba, 1 bombë ndriquese dhe 28 fishekë të armës së gjatë”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton rtk.
Tutje theksohet se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njesitë relevante policore dhe të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.