
KFOR-i amerikan realizon stërvitje përgjatë kufirit me Serbinë
Ushtarët e aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizuan një operacion zbarkimi ajror në mbështetje të një patrulle të pavarur të këmbësorisë amerikane në veriun e Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë .
KFOR-i, përmes një komunikate, tha se një trajnim i tillë është jetik për të ruajtur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis njësive, si dhe për të ruajtur efektivitetin e nevojshëm në veprimet e KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të kontribuoje për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.