KF Malisheva i kërkon Rapidit plot 1 milion euro për Drilon Hazrollajn
Skuadra kosovare KF Malisheva ka kërkuar plot 1 milion euro për ta lejuar yllin Drilon Hazrollaj që t’i bashkohet Rapid Bukureshtit.
Rapidi e ka bërë prioritet afrimin e sulmuesit në afatin kalimtar dimëror, megjithatë marrëveshja nuk është aq e lehtë shkaku i kërkesave të Malishevës.
Në bazë të asaj që raportojnë mediumet “Pro TV” dhe “Sport.ro”, për t’u realizuar kalimi i Hazrollajt nga Malisheva, Rapidi duhet të paguajë 1 milion euro.
Raporti shton se Rapidi po e analizon këtë propozim, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm të paguajnë këtë vlerë për 20 vjeçarin.
Hazrollaj po kalon sezonin e tretë në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar 41 gola dhe dhuruar 19 asistime në 76 paraqitje.
Ndërkohë, shkaku i këtij “transferi” – Hazrollaj edhe mungoi në kampin e Kosovës – kështu së paku deklaroi se fundmi menaxheri Bajram Shala për “ATV”.
Mbetet të shihet nëse Hazrollaj do të ndjekë hapat e Ermal Krasniqit dhe Albion Rrahmanit, për t’u bërë lojtari i radhës që kalon te Rapidi nga Superliga e Kosovës, shkruan nacionale.
Kujtojmë, qendërsulmuesi ka zhvilluar 16 paraqitje në kampionatin kosovar për të kontribuar me gjashtë gola e dy asistime.