“Këtu njerëzit nuk janë normal”, Edona ka probleme serioze me gjumin (VIDEO)

“Këtu njerëzit nuk janë normal”, Edona ka probleme serioze me gjumin (VIDEO)

Edona James është një nga banoret e Big Brother Vip Kosova e cila është bërë sensacion i këtij edicioni.

Ajo që nga hyrje brenda shtëpisë ka krijuar debate dhe konflikte me shumë nga banorët.

Problemi kryesor i Edonës brenda shtëpisë, është gjumi dhe zhurma që krijohet gjatë natës kur ajo bie të flej.

“Këtu njerëzit nuk janë normal, pasha Zotin. Natën zgjohen, ditën flenë. Pasha nënën, askënd nuk do ta lë me fjet. E shohin”, ka thënë Edona.

Ajo gjatë bisedës me Bleron është shprehur shumë e irrituar dhe gjatë bisedës ka treguar se pagjumësia nuk po e lejon të jetë mirë emocionalisht.

Edona James ditë më pare ka menduar ta lë garën si shkak i problemit me pagjumësi.

 

Share This