Këto janë skuadrat më të mira për vitin 2024 sipas Benitez-it
Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane, Rafael Benitez, thotë se skuadra e Interi ishte më e mira e vitit 2024, edhe pse Zikaltërit nuk ia dolën të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Strategu spanjoll mendon se krahas Interit, viti që është në ikje ishte i suksesshëm edhe për Atalantën, Real Madridin, Man City dhe Bayer Leverkusenin.
“2024 ishte viti i Interit, i cili dominoi kampionatin italian. I Atalantës, që triumfoi në finalen e Ligës së Evropës. I Ancelottit, i cili shtoi një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës. Manchester City, që fitoi edhe një herë Premier League dhe Xabi Alonso-s, i cili me Bayerin e tij përmbysi të gjitha parashikimet në Bundesligë”, ka thënë Benitez.
Sipas tij, Interi do ta ketë fjalën kryesore në vitin 2025.
“Do të bëhet fjalë për Interin, i cili është dominues. Por edhe Atalanta, që po i befason të gjithë në Champions League me paraqitjet e tyre”.
“Pastaj vjen Ancelotti i Realit, i cili e di se çfarë të bëjë pasi tashmë ka kaluar vështirësitë në ndeshjet e fundit. Dhe në fund mendoj se edhe Liverpooli është aty”, ka përfunduar Benitez.