Këto janë rezultatet e kandidatëve për drejtor të AKPM-së

Këto janë rezultatet e kandidatëve për drejtor të AKPM-së

Janë publikuar rezultatet e konkursit për drejtor të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Pas testit me shkrim dhe intervistës, janë publikuar rezultatet e kandidatëve për drejtor të AKPM-së, shkruan Gazeta Shneta.

Hilmi Shala ka dal i pari në listë me më së shumti pikë. Ai është vlerësuar me 89.6 pikë.

E dyta në listë është Lebibe Haliti me 83.8 pikë, kurse i treti ish-drejtori Sejdë Tolaj me 81 pikë.

Ndërkaq pesë kandidatë nuk e kanë kaluar pragun prej 70 për qind të pikëve. Nadire Lleshi ka dal me 67.6 pikë; Granita Selimaj me 66.6 pikë; Gurakuq Kastrati me 62.6; Muharrem Mustafa 27.8 pikë dhe i fundit Driton Bajramaj 22.8 pikë.

Share This