“Këtë e kam dëshmuar ndër vite”, Hoti tregon nëse ka ambicie për të marrë drejtimin e LDK-së

“Këtë e kam dëshmuar ndër vite”, Hoti tregon nëse ka ambicie për të marrë drejtimin e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur i pakënaqur me rezultatin që LDK-ja ka arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kërkuar reflektim dhe përgjegjësi politike nga organet e partisë për këtë rezultat.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hoti ka thënë se LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor.

I pyetur nëse ka pretendimet për të marrë drejtimin e partisë, nëse mbahen zgjedhjet e brendshme, Hoti ka lënë të kuptohet se nuk ka ambicie të tilla.

Madje, ai ka kërkuar që kritikat e tij ndaj lidershipit të mos kuptohen si ambicie të tij personale.

“Shumë personalitete në LDK e kanë përvojën e nevojshme, pasi i kanë shërbyer Kosovës në kohë sfiduese me përkushtim e profesionalizëm, duke vendosur gjithmonë interesin shtetëror në rend të parë. Në asnjë formë kritikat e mija nuk duhet të kuptohen si ambicie personale. Besoj se këtë e kam dëshmuar ndër vite”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, në këtë kohë LDK-ja duhet të ruaj kohezionin e saj të brendshëm.

“Në këtë periudhë, e rëndësishme për LDK-në është ruajtja e kohezionit të brendshëm. Si gjithmonë, edhe kësaj here, atë që kërkoj është kohezion i partisë dhe ndërtim i një ekipi gjithëpërfshirës e kompetent në një proces të gjerë konsultativ brenda LDK-së”, është shprehur Hoti.

Share This