Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në fazën tjetër – nëse kalon tutje
Ballkani gaboi në tentim për të bërë një hap para në misionin e tij, kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës në fuqi humbi 0:1 nga Viktoria Plzen, në xhiron e pestë të fazës së grupeve, e zhvilluar të enjten (sot) në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.
Disfata në kryeqendrën shqiptare ia vështirëson dukshëm Ballkanit rrugën për kualifikim në fazën e “nokautit” në kompeticionin e tretë madhor të UEFA-s. Ballkani duhet ta mposht Dinamo Zagrebin në udhëtim dhe të shpresojë në fitoren e Viktoria Plzenit kundër Astanas, për të arritur vendin e dytë, pozitë e cila e kualifikon tutje.
E nëse kualifikohet tutje, Ballkanin e presin kundërshtarë të vështirë, “në letër”, në 1/16 e finales në Ligën e Konferencës.
Ballkani në rast të plasmanit më tej, do të përballet në 1/16 me ekipet që përfundojnë në pozitat e treta në grupet e Ligës së Evropës.
Siç janë gjërat aktualisht, ato mund të jenë: Olympiacos ose TSC Bačka Topola, AEK ose Ajax, Betis/Rangers/Sparta/Aris, Sturm ose Rakow, Union ose LASK, Panathinaikos ose Maccabi Haifa, Servette, Qarabag ose Molde.
Ndeshjet e xhiros së fundit në fazën e grupeve zhvillohen më 14 dhjetor të këtij viti.