Kessie-n e presin me lule dhe ëmbëlsira në Arabi

Kessie-n e presin me lule dhe ëmbëlsira në Arabi

Al Ahli i dha Barçës 12.5 milionë euro për Franck Kessie ndërsa lojtari u prezantua pak orë më parë në Arabi ku u prit me lule dhe ëmbëlsira.

Mesfushori afrikan vetëm pak ditë më parë kaloi testet mjekësore në Paris dhe tani është një lojtar i Al Ahli.

Siç dihet klubi saudit ka blerë edhe lojtarë si Riyad Mahrez, Roberto Firmino, Allain Saint-Maximin dhe Edouardo Mendy.

Share This