
Kështu mbyllen dy ndeshjet e Superligës
Llapi ka shënuar fitore kundër Suharekës, ndërsa dueli mes Feronikelit dhe Malishevës është mbyllur pa gola të dielën në ndeshjet e Javës së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ka triumfuar 2-0 ndaj Suharekës.
Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e dytë me golin e Tahirit. Pavarësisht se mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Ramadanit në minutën e dyzet e tretë, llapjanët nuk e kanë ndier mungesën numerike dhe kanë arritur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e tetëdhjetë e dytë, sërish me Tahirin.
Ndërkohë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli dhe Malisheva kanë ndarë pikët pas një barazimi pa gola.
Rasti më i mirë i ndeshjes i ka takuar Hazrollajt të Malishevës në minutën e tretë, por ai nuk është treguar i saktë nga penalltia. Paraprakisht futbollisti i Malishevës mezi e ka vendosur topin në pikën e bardhë, pasi ka fryer era dhe nuk e ka lejuar.
Në renditjen e Superligës, Drita kryeson tabelën, Malisheva mban vendin e tretë, Llapi pozicionohet në vendin e tetë, Suhareka në të nëntin, ndërsa Feronikeli mbetet në fund të tabelës.