Kështu do të jetë sot moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi 9-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/14 | Diell |
Kukës | -1/7 | Diell |
Lezhë | 5/14 | Diell |
Dibër | -6/8 | Diell |
Durrës | 7/18 | Diell |
Tiranë | 5/18 | Diell |
Elbasan | 4/16 | Diell |
Berat | 4/18 | Diell |
Vlorë | 8/17 | Diell |
Korçë | -2/9 | Diell |
Gjirokastër | 0/17 | Diell |
Sarandë | 10/18 | Diell |