Kështu do të jetë moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell) dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në relievet e larta malore në lindje të territorit, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar, parashikohet në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/9 | Re shi diell |
Kukës | -1/0 | Re shi diell/borë |
Lezhë | 3/9 | Re shi diell |
Dibër | -3/-1 | Re shi diell/borë |
Durrës | 6/14 | Re shi diell |
Tiranë | 6/15 | Re shi diell |
Elbasan | 5/16 | Re shi diell |
Berat | 7/12 | Re shi diell |
Vlorë | 7/12 | Re shi diell |
Korçë | -1/3 | Re shi diell/borë |
Gjirokastër | 2/14 | Re shi diell |
Sarandë | 7/16 | Re shi diell |