Kështu do të jetë moti në Shqipëri

Kështu do të jetë moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh me këto të fundit kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e veriperëndimit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe pas orëve të pasdites me intensitet mesatar. Në zonën e qendrës dhe jug parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (kryesisht në formën e pikave). Mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/16 Re shi diell
Kukës 5/11 Diell re
Lezhë 8/16 Re shi diell
Dibër 4/13 Diell re
Durrës 11/17 Diell re shi
Tiranë 10/17 Diell re shi
Elbasan 6/17 Diell re shi
Berat 7/18 Diell re
Vlorë 11/18 Diell re
Korçë 5/13 Diell re
Gjirokastër 6/18 Diell re shi
Sarandë 10/18 Diell re shi
Share This