Kërkohet nga dy gjigantët anglez, Inter i vendos çmimin yllit të skuadrës
Inter ka vendosur një çmim të lartë për mbrojtësin Denzel Dumfries që kërkohet me ngulm në Premierligë.
Holandezi po kalon një formë të mirë në Itali, andaj “Neurazzurët” janë në dijeni se mund të detyrohen ta shesin në verë që vjen.
“Calciomercato” raporton se Inter ka kërkuar plot 43 milionë funte me shpresën që Chelsea dhe Man United të mos jenë në gjendje ta paguajnë këtë vlerë.
Dumfries momentalisht është duke konsideruar të ardhmen, pasi s’ka dhënë shenjë që mund të rinovojë.
Kontrata i skadon pas dy viteve, mirëpo nëse lojtari s’pranon në javët ose muajt e ardhshëm ofertën e re nga klubi italian, atëherë Inter mund ta shesë atë në fund të këtij sezoni.