Kërkohen katër vite pezullim për Pogba-n
Prokuroria e antidopingut ka kërkuar pezullim me katër vjet për Paul Pogba-n pasi rezultoi pozitiv me dehidroepiandrosteron pas ndeshjes Udineze-Juventus më 20 gusht.
Pogba u pezullua më 12 shtator, më pas u riafirmua më 6 tetor kur kundër-analiza konfirmoi rezultatin pozitiv.
Prandaj, asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kundërshtim me atë që ishte përfolur javët e fundit. Mesfushori francez do të shkojë në gjyq përpara gjykatës kombëtare antidoping.
Rreth njëzet ditë më parë agjentja e tij Rafaela Pimenta tha: “Ne po përgatisim një apel. Si avokate jam personi i parë që them se nëse diçka duhet të diskutohet në një nivel ligjor, duhet të qëndrojë atje”.
Gjyqi duhet të fillojë pas rreth një muaji e gjysmë, me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, megjithatë në këtë rast mund të hyjë në lojë edhe “CAS” më vonë.