Kërcënoi të hakmerret, Irani sulmon me raketa bazat e amerikane në Katar dhe Irak

Kërcënoi të hakmerret, Irani sulmon me raketa bazat e amerikane në Katar dhe Irak

Irani ka nisur një sulm me raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak në përgjigje të bombardimeve të SHBA në vendet e tij bërthamore. Njoftimi u dha në televizionin shtetëror, ndërsa mbishkrimi në ekran e quajti atë “një përgjigje të fuqishme dhe të suksesshme nga forcat e armatosura të Iranit ndaj agresionit të Amerikës”.

Në një deklaratë, Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se mesazhi i Iranit për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është “i qartë”. “Irani nuk do të lërë asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare pa përgjigje në asnjë rrethanë“, thuhet në deklaratë.

Sulmi erdhi menjëherë pasi Katari mbylli hapësirën e tij ajrore si një masë paraprake mes kërcënimeve nga Irani.

Në një reagim, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se janë të vetëdijshëm dhe se po monitorojnë nga afër kërcënimet. Në Uashington, Donald Trump po merr pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Al Udeid është një bazë e madhe jashtë kryeqytetit të Katarit dhe është shtëpia e selisë së Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Personeli ushtarak britanik gjithashtu shërben me rotacion në bazë.

Katari: Asnjë viktimë nga sulmi ndaj bazës amerikane

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Katarit, Majed al-Ansari, tha se asnjë viktimë nuk është regjistruar nga sulmet iraniane në bazën ajrore Al Udeid. Ai tha se Katari dënon sulmin.

U ndërmorën të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e personelit në bazë, duke përfshirë anëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat miqësore dhe të tjerë. Ne konfirmojmë se asnjë lëndim ose viktimë njerëzore nuk rezultoi nga sulmi“, tha ai. Zëdhënësi shtoi se Katari rezervon të drejtën të përgjigjet “në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të pacipë”.

Ne e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe kartës së Kombeve të Bashkuara“, theksoi ai. /rtsh/

Share This