Këndellet Manchester United, triumfon bindshëm ndaj Evertonit

Këndellet Manchester United, triumfon bindshëm ndaj Evertonit

Manchester Unitedi i ka dhënë fund rezultateve negative, duke triumfuar në udhëtim te Everton.

“Djajtë e Kuq” shkëlqyen në “Goddison Park” duke fituar në fund me rezultat 0:3.

Alejando Garnacho me një eurogol kaloi Man Unitedin në epërsi. Pas një harkimi të Diogo Dalot, argjentinasi realizoi në stilin gërshërë, e pastaj festoi sikur idhulli i tij Cristiano Ronaldo.

Man United vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola në tjera për t’i arkëtuar pikët e plota.

Anthony Martial u faullua brenda zonës dhe pastaj gjyqtari akordoi penallti, nga ku i pagabueshëm ishte Marcus Rashford (56’).

Fitoren, e vulosi vetë Martial me një gol nga afërsia pas asistimit të kapitenit Bruno Fernandes (75’).

Man Utd renditet në pozitën e gjashtë me 24 pikë derisa Evertoni zë pozitën e 19-të me katër sosh.

Share This