Këndellet Chelsea, mposht Crystal Palace
Chelsea ka fituar me përmbysje kundër Crystal Palace të hënën në ndeshjen e zhvilluar në “Selhurst Park” në kuadër të Javës së 24-tërt të Premier League.
Vendasit e kanë nisur ndeshjen mirë duke gjetur avantazhin në minutën e tridhjetë me një gol të realizuar nga Lerma dhe duke bërë që tifozët të ngriheshin në këmbë për të festuar. Megjithatë, Chelsea nuk është dorëzuar dhe e ka gjetur golin e barazimit në minutën e dyzet e shtatë, kur Gallagher ka arritur të shënojë dhe ta barazojë rezultatin.
Ndeshja është bërë dramatike në minutat shtesë, kur i njëjti futbollist, Gallagher, ka shënuar përsëri për Chelsea, duke sjellë një përmbysje të madhe. Por gjërat nuk kanë përfunduar këtu, pasi Fernandez ka arritur të shënojë edhe një gol për Chelsea, duke vulosur fitoren.
Derisa Liverpool zhdon të kryesojë tabelën, Chelsea gjendet në vendin e dhjetë, ndërsa Crystal Palace është në vendin e pesëmbëdhjetë.